ADTD Programi

Konferenca tradicionale Autodesk na sjell, përmes përvojave të përdoruesve tanë, shembuj nga praktika BIM.

Shkëmbeni përvojat, mësoni diçka të re dhe zgjeroni rrjetin tuaj.
Shihemi! 

Blok 1 | 10:00

09:00 – 10:00 | Regjistrimi

Rrugetimi nga themelimi deri te tranformimi!

Sabri Murati | Next Plus

Nje rrugetim qe nga viti 2004 si nje kompani IT me sfidat dhe perkushtimin per te qendruar besnik ne treg, deri te nevoja per transformimin sipas kerkesave te tregut, deshires per tu profilizuar, duke krijuar partneritete me brende boterore dhe vizionit per zhvillimin krahas zhvillimeve teknologjike te trendit kohor.
Nga nje brend i besuar vendor “City Computer” ne nje te ardhme regjionale dhe me gjere me “NEXT Plus”!

BIM & beyond

Vedran Orešić | TD SYNNEX

Building Information Modeling - BIM është tema kryesore kur flasim për mënyrën e avancuar të punës në industrinë e ndërtimit. Ky prezantim do të flasë për idenë e termit, si u zhvillua BIM, si përdoret sot dhe cilat janë tendencat kryesore në zhvillimin e një mënyre të avancuar të punës në industrinë AEC.

CGS Labs software: nga 2D në BIM!

Matjaž Šajn CEO | CGS Labs

Softueri CGS Labs Plateia, Ferrovia, Aquaterra dhe të tjerë janë zhvilluar për më shumë se 30 vjet dhe janë liderë në fushën e projektimit të infrastrukturës në rajon. Do të prezantohen vetitë kryesore të atyre zgjidhjeve, si dhe risitë.

Digjitalizimi në Fakultetin e Ndërtimtarisë

Prof. Florim Grajçevci | Dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë UP 

Fakulteti i Ndërtimtarisë si njësi akademike e Universitetit të Prishtinës organizon studime në nivelet Bacelor dhe Master të shkencave në Ndërtimtari në fushat e strukturave, Hidroteknikës, Gjeodezisë dhe Inxhinierisë së Ambientit.

Janë 1200 student në programet studimore të Fakultetit, 34 staf akademik i rregullt, 17 staf akademik i angazhuar dhe 15 staf akademik nga njësitë tjera akademike të Universitetit të Prishtinës.
Programet e studimeve të Fakultetit tonë përmbajnë kurikulë e cila zhvillohet përmes lendeve me përmbajtje shkencore. Nga bartësit e programeve dhe stafi akademik programet freskohen në periudhat e akreditimeve duke u mbështetur në të arriturat e fundit shkencore në nivele ndërkombëtare. Duke vlerësuar avancimet e mëdha shkencore e të cilat në raste interpretohen si thjeshtime dhe lehtësime për të arritur rezultatet e nxënies nga studentët përdorimi i softwareve profesional konsiderohet “Instrument” lehtësues dhe përshpejtues i arritjes së qëllimeve të kurseve si dhe kompetencave shumë më të avancuara.
Në strategjinë e Universitetit të Prishtinës, një nga prioritetet e sajë është Digjitalizimi. Fakulteti i Ndërtimtarisë ka qëllimet e veta që brenda periudhës së shkurtër kohore deri tre vjeçare të arrijë që secili student të ketë mundësi përdorimin e softwereve profesional për zhvillimin e lëndëve mësimore, rritjen e cilësisë së arritjes si dhe aftësimi për operim me softwerët e ndryshëm.

11:30 – 12:00 | Pauzë për kafe

Blok 2 | 12:00

Projekti i Hotel Emerald, storie suksesi apo jo?!

Gazmend Vranovci  | Byro Projektimi “Diagonal”

Në prezentimin e tij z. Vranovci do na tregoj për sfidat që kaluan si byro projektimi gjatë projektimit dhe mbikqyrjes së Hotelit Emerald. Faza e projektimit të projektit ideor, e sidomos faza e kompletimit të projektit të egzekutimit me projektin e enterierit ishin edhe më sfiduese.
Por realizimi i ketij projekti kaloi me mjaft sukses. Hoteli Emerald është ndërtuar në dy faza. Faza e parë nga viti 2008 deri në vitin 2010 kurse faza e dytë nga 2016 në 2018.
Sot hoteli Emerald është njeri nga hotelet më të mirë në vend dhe është një storie suksesi…

Aplikimi i softverëve të Autodesk në projektet e KURP

Armend Avdiu | Msc. I Ndertimtarise – Hidroteknike

Aplikimi i veglave te Autodeskut ne KRUP ka nje shtrirje te gjëre sidomos ne depertamenitn teknik pa te cilin nuk do te mund te paramendohej nje pjese e mire e punëve dhe zgjidhjeve teknike.
Lehtësit profesionale qe mundson ky aplikacion e bëjn te mundur përdorimin e tij nga punonjësit tanë dhe si i tillë përdoret në projektin e rrjetit te ujesjellësit ne kompaninë tonë. Përdorimi i Autodeskut na ka mundsuar saktësinë, menaxhim të kohës, pasurim të databazës etj. Në prezentimin tonë shkurtimish do ti prezentojna mundsin që ofron ky program për projektet tona në kompani.

Epoka e re : Arkitektura digjitale

Kushtrim Syla | Arkitekt – Instruktor në Next Academy

Sikurse ne te gjitha fushat tjera profesionale, zhvillimi i Arkitektures eshte i lidhur ngushte me teknologjine dhe digjitalizimin e saj. Dinamika e perfshirjes se teknologjise ne Arkitekture eshte gjithmone ne rritje e siper.
Lidhja mes digjitalizimit dhe Arkitektures eshte aq e ngushte sa qe eshte e veshtire te mendohet Arkitektura pa te, perkundrazi forma te reja te Arkitektures po lindin dhe ky eshte vetem fillimi!
Ku ishim, ku jemi dhe cka na pret jane pyetjet mbi te cilat do te pergjigjemi gjate ketij prezentimi!

Dizajnimi dhe prodhimi i produktit me ndihmën e veglave të Autodeskut

Shkelzen Shabani | Prof. Asistent- Fakulteti i Inxhinierise Mekanike – Instruktor ne Next Academy

Produktet e Autodeskut për dizajnim dhe prodhim, përfshijnë një gamë të gjerë të programeve, të cilat mundësojnë që të sjellim risi, mundësinë e veprimit në një platformë të përbashkët, automatizimin e proceseve, përshpejtimin e prodhimit,

shitjen dhe tërë kjo përmes veglave të ndryshme dhe të mbi 1 milion pjesëve standarde përmes së cilave bëhet dizajnimi , testimi, simulimi, dhe analizimi. E tëra kjo përfshin fusha të ndryshme të inxhinierisë si ajo mekanike, elektrike, ndërtimtari dhe arkitekturë, duke filluar me softverin Autocad (përshirë veglat e njohura si mechanical, electrical, civil) 2d dhe 3d, duke vazhduar me Inventor, Factory Design etj., të cilët përveç që ndihmojnë në dizajnim mundësojnë ndryshim fleksibil të modeleve. E tëra kjo për tu përmbyllur edhe me renderim profesional dhe animacion të gatshëm për shitje.

13:00 – 13:30 | Loja shpërblyese

13:30 – 14:30 | Dreka

14:30 – 15:00 | Rrjetëzim dhe përfundimi i eventit

Partnerët e Autodesk