ADTD LIGJËRUESIT

Sabri Murati
CEO, NEXT Plus
I lindur ne Prishtine ne vitin 1978. Me nje pervoje mbi 20 vjecare ne fushen e Teknologjise Informative si dhe Industrise se Ndertimit, i gatshem per te ofruar tregut trendin dhe risite teknologjike, gjithmone duke krijuar relacione bashkepunuese me te gjithe klientet dhe partneret.

Vedran Orešić
Konsulent për BIM, TD SYNNEX
Për një dekadë ai është lidhur me BIM në mënyra të ndryshme. Ai filloi përvojën e tij shumëvjeçare praktike BIM në zyrën e de Architekten Cie, ku ka marrë pjesë në shumë projekte BIM – nga konkurset e deri te realizimet. Ai fitoi përvojë të mëtejshme si bashkëpunëtor në shumë projekte BIM të madhësive dhe kompleksitetit të ndryshëm dhe duke zbatuar procese BIM në shumë zyra projektuese.

Matjaž Šajn
CEO, CGS Labs
Matjaž Šajn u diplomua në vitin 1987 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Lubljanës, Slloveni. Ai ishte pionier dhe promovues i teknologjive CAD në fillim të viteve '90. Në vitin 1990 ai themeloi kompaninë CGS, e cila u shndërrua në CGS Plus dhe më vonë në CGS Labs në vitin 2017. Tani është drejtor menaxhues i kompanisë CGS Labs me seli në Lubjanë dhe degë në Gjermani, Serbi dhe Republikën Çeke.

Florim Grajçevci
Dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë UP
Prof. Florim Grajçevci, i diplomuar në vitin 1989 në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Drejtimi konstruktiv, Magjistraturën e filloj në vitin 1989 në Universitetin e Zagrebit dhe e përfundoj në Universitetin e Prishtinës në vitin 1998. Doktoratën në programin e PhD me DAAD e përfundoj në vitin 2010 në Universitetin Kirly Metodi në Shkup. Që nga viti 1989 e deri sot mësimdhënës i rregullt në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës derisa nga viti 2020 e tutje është Dekan i Fakultetit.
Fushat e studimeve janë Strukturat dhe Ndërtimtaria. Nga fillimi i karrierës janë shumë kompetenca dhe funksione te cilat janë realizuar sikur janë hartimi i projekteve të shumta strukturore, menaxhime të projekteve, koordinator i projekteve, vlerësime, anëtar i bordeve drejtuese dhe të tjera. Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare me punime shkencore. Nga viti 2019 deri sot ekspert i jashtëm i vlerësimit të programit të studimeve dhe Institucioneve në Shqipëri i nominuar nga ASCAL.

Gazmend Vranovci
Byro Projektimi “Diagonal”
Bashkëpronar në Byro Projektimi “Diagonal” Gamend Vranovci është Ing. i dip. i ark. me përvoje mbi 20 vite në fushën e projektimit dhe mbikqyrjes së projekteve arkitektonike. Prej vitit 2007 ishte pjese e kompanisë “Infinit” kurse nga viti 2011 është bashkëpronar dhe drejton zyrën për Arkitekturë “Diagonal”. Gjatë këtyre viteve ka realizuar shumë projekte në Kosovë dhe jashtë saj.

Armend Avdiu
Msc. I Ndertimtarise – Hidroteknike
Armend Avdiu ka diplomuar ne vitin 2009 ne Fakultetin e Ndertimtarese si bachelor I Hidroteknikes dhe me pas ka perfunduar Master I Ndertimtarise _ Hidroteknike. Është një inxhinier me përvojë dymbëdhjetë vjeqare si inxhinier i Hidroteknikës.
Ai ka projektuar gjatë kësaj kohe një numër të konsiderueshëm të projekteve ideore dhe kryesore në lëmin e furnizimit me ujë, kanalizimit, rregullim të lumenjëve, projektet e rrugëve lokale dhe autostrada, studime fizibiliteti për penda dhe projekte të ndryshme infrastrukturore. Ai gjithashtu ka mbikëqyrë disa nga projektet e përmendura më lartë dhe disa projekte tjera. Aktualisht ushtron detyren si Inxhinier i hidroteknikës dhe mbikqyrës projekteve investive në DPZH në Kompanin Rajonale të Ujësjellësit Prishtina në Prishtinë.

Kushtrim Syla
Arkitekt, Instruktor në Next Academy
Kushtrim Syla ka background ne Arkitekture dhe Planifikim Hapesinor ku ka te perfunduara studimet bachelor dhe master. Ai njihet per fokusin dhe pasionin qe ka per digjitalizimin ne Arkitekture dhe visualizimin ne pergjthesi. Si rrjedhoje, ai eshte pjese e Chaos si nje nga 20 traineret me te mire ne bote te 3D-se per V-Ray dhe 3ds Max, poashtu instruktor i licensuar nga Autodesk per 3ds Studio Max si dhe Revit Architecture.
Ai eshte trainer ne kuader te qendres trajnuese Next Academy ku ligjeron fotorealisimin me V-Ray dhe 3ds Max si dhe modelimin arkitekonik permes Revit Architecture.

Shkelzen Shabani
Prof. Asistent- Fakulteti i Inxhinierise Mekanike, Instruktor ne Next Academy
Dizajnimi dhe prodhimi i produktit me ndihmën e veglave të Autodeskut Produktet e Autodeskut për dizajnim dhe prodhim, përfshijnë një gamë të gjerë të programeve, të cilat mundësojnë që të sjellim risi, mundësinë e veprimit në një platformë të përbashkët, automatizimin e proceseve, përshpejtimin e prodhimit, shitjen dhe tërë kjo përmes veglave të ndryshme dhe të mbi 1 milion pjesëve standarde përmes së cilave bëhet dizajnimi , testimi, simulimi, dhe analizimi.
E tëra kjo përfshin fusha të ndryshme të inxhinierisë si ajo mekanike, elektrike, ndërtimtari dhe arkitekturë, duke filluar me softverin Autocad (përshirë veglat e njohura si mechanical, electrical, civil) 2d dhe 3d, duke vazhduar me Inventor, Factory Design etj., të cilët përveç që ndihmojnë në dizajnim mundësojnë ndryshim fleksibil të modeleve. E tëra kjo për tu përmbyllur edhe me renderim profesional dhe animacion të gatshëm për shitje.